Tymi i kaldajës pranë Mjekësisë Ligjore në Tiranë, po helmon banorët

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 29.03.2026, 19:32

Një situatë shqetësuese është denoncuar nga banorët e një pallati pranë Mjekësisë Ligjore në Tiranë, të cilët thonë se prej kohësh përballen çdo ditë me ndotje të rëndë ajri, tym dhe erë të fortë.

Sipas tyre, burimi i problemit është kaldaja e një objekti brenda oborrit, e cila çliron vazhdimisht tym dhe blozë në ajër. Banorët shprehen se situata është bërë e padurueshme, pasi nuk mund të hapin më dritaret e banesave për shkak të erës së rëndë dhe ndotjes që depërton brenda.

“Çdo ditë jemi të detyruar të qëndrojmë me dritare të mbyllura. Era e kaldajës është shumë e rëndë dhe tymi na hyn nëpër shtëpi. Kemi vetëm blozë dhe ndotje, është e pamundur të jetosh në këto kushte,” shprehen ata.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse për të verifikuar situatën dhe për të marrë masa konkrete, pasi sipas tyre kjo ndotje përbën rrezik serioz për shëndetin, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit