Vuan nga skleroza, a e ka parë dikush gjysh Abdylin?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.03.2026, 19:11

Një shqiptar që jeton në Greqi i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, ku kërkon ndihmë për gjetjen e babait të tij të zhdukur prej mëngjesit të sotëm në Tiranë.

Sipas dëshmisë së tij, i moshuari quhet Abdyl Elezi, 80-vjeç, dhe jeton në kompleksin Usluga, në zonën e ish-Stacionit të Trenit.

Ai është parë për herë të fundit pikërisht në këtë zonë gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa që prej atij momenti nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Familjarët bëjnë me dije se 80-vjeçari vuan nga skleroza, çka e bën situatën edhe më urgjente dhe shqetësuese, pasi ai mund të jetë i çorientuar dhe në rrezik.

Djali i tij apelon për ndihmë nga kushdo që mund të ketë informacion, duke kërkuar që çdo person që mund ta ketë parë apo ka dijeni për vendndodhjen e tij të kontaktojë menjëherë në këtë numër telefoni: +355 68 309 9802.

Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë vendimtar për gjetjen e tij.

Ndërkohë, familjarët u bëjnë thirrje autoriteteve dhe qytetarëve që të reagojnë sa më shpejt për të ndihmuar në lokalizimin e 80-vjeçarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit