Nafta ‘fluturon’, shqiptari gjen ‘zgjidhjen’: Mos e kalo 5 mijë lekshin!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.03.2026, 21:37

Në një video që ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, një qytetar nga Kamza ironizon në mënyrën më tipike 'alla-shqiptarçe' rritjen e vazhdueshme të çmimit të karburanteve.

Në pamjet e dërguara në redaksi, qytetari ndalet në një pikë karburanti dhe dëgjohet teksa i drejtohet punonjësit me shprehjen që është bërë pothuajse proverb në Shqipëri: “Mos e kalo 5 mijë lekshin!”. Kjo është një batutë që shqiptarët e përdorin prej vitesh sa herë që rritet çmimi i naftës, duke ironizuar faktin se pavarësisht shtrenjtimit, shumë njerëz vazhdojnë të hedhin karburant me të njëjtën shumë.

Videoja vjen pikërisht në një moment kur çmimet e karburanteve në vend janë rritur sërish. Sipas vendimit të fundit të Bordi i Transparencës së Hidrokarbureve, të marrë më 28 mars, çmimi i naftës është rritur me 15 lekë për litër, duke arritur në 218 lekë/litër në tregun me pakicë.

Edhe benzina ka pësuar rritje, duke kaluar nga 175 lekë në 181 lekë për litër. Vendimi ka hyrë në fuqi që nga ora 10:30 e datës 28 mars dhe do të mbetet në fuqi deri në mbledhjen e radhës së bordit.

Ironia e qytetarit nga Kamza pasqyron realitetin me të cilin përballen shumë drejtues automjetesh në vend: ndërsa çmimet e karburanteve rriten vazhdimisht, pagat dhe të ardhurat e qytetarëve mbeten pothuajse në vend.

Rritja e çmimeve lidhet pjesërisht edhe me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe tensionet globale, por shumë qytetarë mendojnë se situata mund të menaxhohej më mirë për të lehtësuar barrën mbi konsumatorët.

Në fund, mes humorit dhe ironisë, mesazhi i qytetarit mbetet i qartë: pavarësisht sa rritet çmimi i naftës, për shumë shqiptarë buxheti mbetet po i njëjti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit