Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 28.03.2026, 15:45
Gara për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ka hyrë në fazën vendimtare, me tre kandidatët që kryesojnë listën: Toninit Vocaj, Lorenc Panganikës dhe Skënder Hitajt.
Sipas raportimeve, lista me emrat finalistë i është përcjellë kryeministrit nga ministri i Brendshëm. Vendimi përfundimtar tashmë i takon kreut të qeverisë, i cili do të përzgjedhë drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit.
Pritet që vendimi të merret brenda javës, duke mbyllur një proces konkurrimi ku morën pjesë 14 kandidatë për një nga postet më të rëndësishme në fushën e rendit dhe sigurisë.
Sipas ekspertëve të fushës, të tre kandidatët në garë konsiderohen figura me eksperiencë dhe integritet profesional, çka e bën përballjen mes tyre mjaft të fortë. Megjithatë, cilido që do të marrë detyrën, do të përballet me sfida serioze.
Pas largimit të Ilir Prodës, drejtori i ri do të ketë përpara një mision të vështirë: reformimin e strukturave dhe goditjen e ndikimit të rrjeteve kriminale, të cilat kanë depërtuar në segmente të ndryshme të policisë gjatë drejtimit të Ilir .
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR