Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme pranë Gramshit, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në ujërat e Liqenit të Banjës.
Sipas dëshmive të para, mjeti po udhëtonte mbi urën që përshkon liqenin kur, për shkaqe ende të paqarta, ka çarë rrethimin dhe ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme direkt në ujë. Pamja ka qenë tronditëse për kalimtarët e rastit, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës.
Fati i drejtuesit të mjetit ishte në dorë të sekondave. Ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale e ekipeve zjarrfikëse të Gramshit bëri të mundur nxjerrjen e tij nga kabina e mjetit përpara se makina të mbytej plotësisht.
Drejtuesi i makinës, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur zyrtarisht, është dërguar me urgjencë në spitalin më të afërt.