Një rast shqetësues është raportuar në redaksinë e JOQ Albania, ku dy vajza të mitura rezultojnë të zhdukura që prej mëngjesit të sotëm në Tiranë.
Bëhet fjalë për dy motra, Ledjona Dapa (14-vjeçe) dhe Ana Dapa (12-vjeçe), të cilat sipas familjarëve janë larguar nga banesa rreth orës 07:00 për të shkuar në shkollën “Gjon Buzuku”, pranë Komisariatit Nr. 4, por nuk janë kthyer më.
Nëna e tyre i është drejtuar JOQ Albania me një video, ku bën apel për ndihmë nga qytetarët për gjetjen e vajzave:
“Përshëndetje! Jam nëna e dy vajzave që sot kanë humbur, në mëngjesin e sotëm, duke u nisur për shkollë, por s’janë kthyer ende. Ju lutem kush i shikon në rrugë, ose kush i njeh, të kontaktojë në numrin që do lëmë këtu. Ju lutem më ndihmoni t’i gjejmë.”
Familjarët kërkojnë ndihmën e kujtdo që mund të ketë parë vajzat apo ka informacion mbi vendndodhjen e tyre.
Numër kontakti: +355 68 868 7707
JOQ Albania u bën thirrje qytetarëve që nëse kanë ndonjë informacion, ta ndajnë menjëherë me familjen ose autoritetet përkatëse.
Çdo minutë ka rëndësi.