“Tradhëti” mes shqiptarëve në Angli: Grabitet dhe shkatërrohet “shtëpia e barit”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.03.2026, 22:07

Një denoncim i pazakontë ka mbërritur në redaksinë tonë, ku një shqiptar që jeton në Britaninë e Madhe ka kërkuar ndihmë për të identifikuar disa bashkatdhetarë që i kanë "vjedhur" shtëpinë e barit. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Wigan-it në Manchester, ku një grup personash kanë hyrë me forcë në ambientin e përshtatur për kultivim kanabisi dhe kanë shkaktuar një kaos të vërtetë.

Sipas dëshmisë së dërguesit, gjithçka ka nisur rreth mesnatës së datës 19 mars, kur autorët kanë hyrë brenda dhe nuk janë mjaftuar vetëm me marrjen e produktit, por kanë shkatërruar çdo pajisje dhe investim që ndodhej në objekt.

Pronari i dëmtuar shprehet i revoltuar se dëmi që i është shkaktuar është i përmasave të mëdha, duke theksuar se autorët janë padyshim shqiptarë, pasi zërat dhe bisedat e tyre dëgjohen qartë në videot e regjistruara nga kamerat e sigurisë gjatë aksionit.

Në kushtet kur një aktivitet i tillë nuk mund të denoncohet zyrtarisht në policinë britanike, i dëmtuari ka zgjedhur të bëjë publikun "gjykatës", duke kërkuar me ngulm informacione që mund të çojnë në identifikimin e personave që shfaqen në pamje.

Ai shprehet se ky veprim i pabesë i ka shkatërruar punën dhe është i gatshëm të bëjë çmos për të rënë në gjurmët e tyre. Ky rast dëshmon edhe njëherë përplasjet e ashpra dhe thyerjen e "rregullave" brenda grupeve shqiptare që operojnë në Angli.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit