Policia e Lezhës ka nisur procedimin penal në mungesë ndaj një 30-vjeçareje, pas një denoncimi të depozituar nga ish-bashkëshorti i saj.
Sipas pretendimeve të kallëzuesit, shtetasja A. Sh. ka braktisur me tre fëmijët e tyre të mitur dhe menjëherë pas këtij veprimi është larguar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Çështja i ka kaluar për kompetencë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, e cila do të hetojë rrethanat e largimit dhe përgjegjësinë ligjore të gruas në raport me detyrimet prindërore.
“U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A. Sh., 30 vjeçe, banuese në Lezhë, pasi ka kallëzuar ish-bashkëshorti i saj, se ajo ka braktisur 3 fëmijët e tyre të mitur dhe është larguar jashtë vendit,” thuhet në njfoftimin e Policisë.