Katër shqiptarët, të cilët u arrestuan dy ditë më parë në Serbi pasi publikuan një video ku shfaqeshin me veshje që mbanin mbishkrimin “Shqipëri Etnike” dhe në sfond dëgjohej kënga e Komandantit janë liruar ditën e sotme nga autoritetet serbe.
Pas hetimeve fillestare, të rinjtë janë liruar nga qelia por do të hetohen në gjendje të lirë. Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe ka vënë në fokus tensionet rreth mënyrës se si autoritetet serbe trajtojnë shprehjen e identitetit dhe simbolikës kombëtare të qytetarëve shqiptarë që kalojnë kufirin si dhe mos reagimin e menjëhershëm të shtetit shqiptar për të mbrojtur shtetasit e tij.
Të rinjtë tani do të përballen me hetimin në gjendje të lirë, ndërsa çështja pritet të ndiqet më tej nga organet ligjore serbe.