Shqipëria zbret në fushë për një sfidë që konsiderohet si “finalja” e parë në rrugën drejt kualifikimit në Botëror, teksa kuqezinjtë do të përballen në Varshavë me Poloninë.
Sipas burimeve, trajneri Sylvinho ka vendosur t’i qëndrojë besnik formacionit të provuar në stërvitjen e një dite më parë, duke zgjedhur skemën 4-2-3-1.
Në portë do të jetë Strakosha, ndërsa katërshja mbrojtëse përbëhet nga Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj. Në mesfushë do të veprojnë Asllani dhe Shehu, me Laçin më të avancuar në rolin e organizatorit. Në krahë do të aktivizohen Uzuni dhe Hoxha, ndërsa në majën e sulmit do të vendoset Bajrami.
Ndërkohë, pritet të publikohet edhe formacioni zyrtar i përfaqësueses së Polonisë.
Formacioni zyrtar:
Shqipëria (4-2-3-1): Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj, Asllani, Shehu, Uzuni, Laçi, Hoxha, Bajrami.