KUSH KA MUNDËSI TË NDIHMOJË SOKOLIN TË KONTAKTOJË NË NUMRIN 0682382343 ose 069 380 3456
Sokol Macaj, një qytetar nga Lezha, i është drejtuar redaksisë sonë me një thirrje zemre për ndihmë. Ai është prej vitesh i paralizuar dhe vuan nga sëmundje të ndryshme shoqëruese të zemrës, për të cilat ka kryer dy ndërhyrje kirurgjikale.
Megjithatë, gjendja e tij ekonomike është tepër e vështirë. Pensioni minimal që merr nuk i mjafton për të përballuar as nevojat më elementare si ilaçet dhe ushqimet. Në banesën e tij nuk ndodhet asnjë mobilie, ndërsa bashkëshortja e tij vuan nga depresioni dhe nuk është në gjendje të punojë.
Sot, Sokoli nuk kërkon luks, por diçka shumë më të thjeshtë dhe jetike: disa mobilje ku mund të ulet dhe të fle, ilaçet e nevojshme dhe ushqime për të përballuar ditët e vështira.
Ky është një moment ku solidariteti ynë mund të bëjë ndryshimin. Të gjithë shqiptarët zemërmirë, kudo që ndodheni, mund të japin një dorë për të lehtësuar jetën e Sokolit dhe të familjes së tij.
Le të bëhemi bashkë për një jetë më të mirë për Sokolin.