Rritja e papërmbajtshme e çmimit të naftës në Shqipëri po krijon një situatë alarmante, dhe qytetarët e Vlorës po përjetojnë pasojat në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Një video e dërguar nga qyteti bregdetar tregon sesi mungesa e ndërhyrjes së shtetit për të stabilizuar çmimin e karburantit ka shkaktuar një boshllëk të dukshëm në rrugët e qytetit. Sipas qytetarëve, çmimi i naftës në Vlorë ka arritur deri në 230 lekë për litër, një nivel që po e bën të pamundur për shumë njerëz përdorimin e automjeteve të tyre për të lëvizur.
Në video, rrugët që dikur ishin të mbushura me makina tashmë janë pothuajse të zbrazëta, duke lënë përshtypjen se vlonjatët kanë zgjedhur të braktisin përkohësisht makinat e tyre për shkak të kostos së lartë të karburantit.