I ‘shkundi’ portën polakëve tre vite më parë, Asani lihet jashtë skuadre në Varshavë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 26.03.2026, 14:52

Vetëm pak orë na ndajnë nga përballja historike mes Polonisë dhe Shqipërisë, ku kuqezinjtë synojnë një fitore të madhe për t’iu afruar edhe më shumë ëndrrës së Botërorit 2026.

Janë bërë publike listat e skuadrave dhe lojtarëve që do të jenë në dispozicion të trajnerëve për këtë sfidë vendimtare, ndërsa nga zgjedhjet e Sylvinhos bie në sy fakti që tre futbollistë do ta ndjekin ndeshjen nga tribuna.

Emri që tërheq më shumë vëmendje është ai i Jasir Asanit, i cili rreth tre vite më parë ndëshkoi polakët me një supergol në Tiranë, një moment kyç që ndihmoi Shqipërinë në rrugën drejt kualifikimit në Euro 2024.

Së bashku me të në tribunë do të jenë edhe Klisman Cake dhe Nazmi Gripshit, duke mbetur jashtë planeve për këtë përballje të rëndësishme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit