Përdori korsinë e biçikletave për t’i shpëtuar trafikut, pas publikimit në JOQ gjobitet me 120 mijë lekë shoferi

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 25.03.2026, 18:13

Pas denoncimit të publikuar në JOQ Albania, autoritetet kanë reaguar duke ndëshkuar drejtuesin e një mjeti që lëvizte në mënyrë të paligjshme në korsitë e dedikuara për biçikleta dhe këmbësorë në Shirokë.

Sipas burimeve, shoferi është gjobitur me 120 mijë lekë për shkeljen, e cila rrezikonte drejtpërdrejt sigurinë e qytetarëve në zonë.

Denoncimi erdhi nga vetë qytetarët, të cilët ngritën shqetësimin se automjete të ndryshme po përdorin korsitë e biçikletave dhe hapësirat për këmbësorë, duke cenuar rëndë sigurinë për t'i shpëtuar trafikut të rënduar.

Banorët dhe vizitorët kërkojnë masa më të forta dhe kontrolle të vazhdueshme nga autoritetet, sidomos gjatë fundjavave, kur Shiroka përjeton fluks të lartë turistësh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit