“S’ka drejtësi pa porositësit” familja Nikulaj kërkon zbardhjen e plotë të vrasjes

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 25.03.2026, 16:54

Familja e biznesmenit të vrarë në barin e hotelit të tij në Shëngjin ka deklaruar se kishin kohë që prisnin vendimin e gjykatës dhe e shikojnë atë si një hap përpara në drejtësinë për Ardianin.

“Barbaria e ekzekutimit me gjashtë plumba të Ardianit nga i dënuari Ruben Saraiva është një plagë që nuk do të mbyllet kurrë, posaçërisht për fëmijët e Ardianit që po rriten pa ngrohtësinë e babait të tyre. Pavarësisht vendimit të sotëm, ne vijojmë të jemi të lënduar nga fakti se Ardiani i trajtoi si miq britanikët që erdhën në hotelin e tij, por ata kishin ardhur për ta survejuar dhe për ta vrarë më pas përmes bashkëpunëtorit Ruben Saraiva”, shprehet familja.

Për gazetarin Muhamed Veliu, familja thekson se shqetësimi i tyre kryesor mbetet fakti se ende përpara drejtësisë shqiptare nuk janë britanikët e përfshirë në planifikimin e ngjarjes. “Ne u jemi falënderues oficerëve të policisë Lezhë për hetimin e vrasjes, zyrës së Interpol Tiranës për ekstradimin nga Maroku të Ruben Saraivës, dhe prokurorëve që çuan çështjen përpara drejtësisë. Por jemi të shqetësuar për vonesën në ekstradimin e të pesë të arrestuarve në Angli që dyshohet se ishin të përfshirë në vrasje. Nuk do të ketë drejtësi të plotë dhe qetësi për familjen Nikulaj, nëse nuk dalin përpara drejtësisë urdhëruesit dhe financuesit e vrasjes”, shtojnë ata.

Deri tani, hetimet e prokurorëve në Lezhë kanë identifikuar pista për porositësit dhe financuesit e vrasjes së Ardian Nikulajt, por provat nuk janë të mjaftueshme për të ngritur akuzat ligjërisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit