Tmerr në shkollën fillore! 13-vjeçari qëllon me thikë zyshën!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.03.2026, 16:54

Chiara Mocchi është mësuesja 57-vjeçare e frëngjishtes që u godit me thikë sot në korridoret e një shkolle në Itali nga një nxënës 13-vjeçar. Ngjarja ndodhi para nisjes të mësimit.

Djali iu afrua mësueses i veshur me një bluzë me mbishkrimin “Hakmarrje”, dhe dyshohet se e sulmoi me thikë, duke e goditur në fyt dhe në bark.

“Dimë që vetëm tre nxënës e kanë parë ngjarjen,” thanë disa prindër për Corriere di Bergamo.

Mësuesja u transportua me helikopter në spitalin Papa Giovanni XXIII, ku po i nënshtrohej një operacioni urgjent. Ajo ndodhet në gjendje të rëndë. Rasti po hetohet nga Karabinierët e Bergamos.

Sipas burimeve spitalore, jeta e saj nuk është në rrezik, megjithëse gjendja mbetet serioze.

Nxënësi u ndalua nga një mësues tjetër dhe dy punonjës të shkollës deri në mbërritjen e autoriteteve. Viktima u transportua në spital në gjendje kritike.

Bëhet fjalë për një akt të izoluar dhe nuk ka persona të tjerë të përfshirë. Sipas Karabinierëve, motivi nuk lidhet me terrorizmin. Rasti do të trajtohet nga Prokuroria për të Mitur në Brescia.

Meqenëse nxënësi nuk ka mbushur ende 14 vjeç, ai nuk mban përgjegjësi penale dhe për këtë arsye nuk mund të ndiqet penalisht. Megjithatë, ndaj tij mund të zbatohen masa sigurie nëse konsiderohet i rrezikshëm për shoqërinë, si vendosja në një institucion korrektues ose liria e mbikëqyrur.

Chiara Mocchi është një mësuese pasionante. Ajo punoi disa vite në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë në Universitetin e Bergamos si pedagoge në degën e frëngjishtes, përpara se të kalonte në arsimin 9-vjeçar.

Gjuha dhe kultura romane ishin pasionet e saj më të mëdha, ashtu si edhe marrëdhënia me nxënësit.

Mësuesja 57-vjeçare e frëngjishtes, e cila u godit me thikë në shkollën ku punonte në Trescore Balneario, kishte hapur edhe një kanal në YouTube, ku regjistronte disa nga orët e saj mësimore dhe dokumentonte aktivitetet që organizonte me shkollën.

Përkushtimi i saj vlerësohej shumë, para së gjithash nga nxënësit, por edhe nga kolegët dhe prindërit. Shumë prej tyre, sapo morën vesh lajmin, u mblodhën jashtë institucionit në Via Damiano Chiesa, të shqetësuar për fëmijët e tyre.

Pas ngjarjes, nxënësit po trajtohen nga psikologu i shkollës pasi janë në gjendje shoku.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit