Arlinda Pogaj, "bukuroshja" e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, pasi ia hoqi riskun e 355 MILIONË LEKËVE Vilma Nushit në tenderin e fundit të denoncuar nga JOQ për t'ia dhënë deputetit të PS-së, Vasil Llajos, tashmë i ka kthyer reston duke i dhënë mbi gjysmë miliardë lekë me TVSH Nushit dhe oligarkes kolege në shëndetësi, Merita Sheqit.
Ironia në këtë tender është se mbi 530 milionë lekë për ilaçe në QSUT-në e drejtoreshë Anxhela Paparizos do t'u jepen oligarkeve nën hetim nga SPAK, pasi furnizuan spitalet me ilaçe të skaduara prej vitesh.
Merita Sheqi dhe Vilma Nushi janë përfolur shpesh për skandalet e barnave të skaduara, duke u akuzuar se kanë futur në sistemin spitalor medikamente jashtë çdo standardi sigurie. Pavarësisht këtyre hijeve të rënda dhe hetimeve nga organet e drejtësisë, sekserja e Paparizos, Pogaj po i shpërblen oligarket me kontrata të majme jashtë çdo kriteri logjik e ligjor.
Sheqi ka përfunduar në SPAK për ilaçet e skanduara e po ashtu Nushi një punonjës i të cilës rezultoi të ketë qenë preseller, pra shitës ndërmjetës, në kompaninë “Trimed”, e oligarkes së shëndetësisë, kompani që aktualisht figuron në emër të nipit të saj, Endrit Hidos u arrestua pak javë më parë se furnizonte farmacitë me ilaçe të skaduara. Kjo kompani ka përfituar qindra tendera publikë, dhe kompania tjetër e kësaj oligarkeje ka koncesionin e Check-Up.
Paratë e taksave të popullit po u jepen oligarkeve që kanë kontaminuar trupin e pacientëve të sëmurë me ilaçe të skaduara.

Screenshot