Vrasja në Fier, përplasje mes të afërmve gjatë nxjerrjes së trupave nga banesa

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 24.03.2026, 18:00

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Roskovec, ku 80-vjeçari Shefit Rrapaj qëlloi me armë zjarri bashkëshorten e tij 75-vjeçare, Dashuri Rrapaj, dhe më pas i dha fund jetës, situata në banesën e çiftit ka qenë tepër e tensionuar.

Gjatë nxjerrjes së trupit të viktimës janë shënuar momente të forta emocionale dhe përplasje mes familjarëve, veçanërisht nga të afërmit e së ndjerës Dashuri. Ndërkohë, motra e saj është transportuar me urgjencë në Spitalin e Fierit në gjendje të rënduar psikologjike dhe shëndetësore.

Sipas një banoreje të zonës, ngjarja mund të ketë qenë e paralajmëruar, pasi vetëm tre ditë më parë ishte konstatuar një konflikt familjar mes çiftit.

Nga ana tjetër, një komshi i familjes i përshkroi dy të moshuarit si njerëz të respektuar dhe pa probleme me komunitetin. “Ishte një nga gratë më të mira, e konsideroja si motrën time. Nuk e di si ndodhi kjo tragjedi. Shefiti ishte njeri i qetë, madje nuk konsumonte as alkool. Ata jetonin vetëm, ndërsa nëntë fëmijët i kishin në emigracion,” u shpreh ai.

Sipas banorëve, dyshohet se një konflikt i mundshëm në familje mund të lidhet me djalin e vogël të çiftit, i cili kishte ardhur së fundmi nga Greqia, megjithatë këto mbeten pretendime të pakonfirmuara.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit