Misteri i krimit të dyfishtë në Fier, trupat e pajetë të viktimave ende në banesë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.03.2026, 17:35

Kanë kaluar mbi dy orë nga ngjarja e rëndë që tronditi familjen Rrapaj në fshatin Kuman të Fierit, ndërsa ende nuk ka asnjë informacion të qartë apo pistë të dyshuar mbi motivet që çuan Shefit Rrapaj të qëllonte për vdekje bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, dhe më pas të vriste veten.

Të dy trupat vijojnë të ndodhen brenda banesës, ku po kryhen veprimet e nevojshme hetimore dhe ekspertiza nga autoritetet.

Ndërkohë, familjarët e çiftit kanë kërkuar të hyjnë në shtëpi, por nuk janë lejuar nga forcat e policisë.

Çifti kishte shtatë fëmijë, të cilët jetojnë në emigracion. Njëri prej tyre kishte ardhur rreth një muaj më parë në Shqipëri dhe ndodhet ende në vend, por nuk ka qenë i pranishëm në momentin e ngjarjes.

Nga informacionet e deritanishme, dyshohet se bashkëshortët ndodheshin vetëm në banesë në kohën kur ndodhi tragjedia.

Policia vijon hetimet dhe ekspertizën në vendngjarje, ndërsa disa persona janë marrë në pyetje, përfshirë edhe një nga djemtë e çiftit Rrapaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit