Vrau djalin e tij tre muajsh, dënohet me 19 vite burg shqiptari në Angli

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 24.03.2026, 17:12

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Britaninë e Madhe, ku një shtetas shqiptar është dënuar për vrasjen e djalit të tij vetëm 3 muajsh.

Klevi Pirjani, 37 vjeç, u dënua me 19 vite burg, pasi u shpall fajtor për vdekjen e foshnjës së tij, ndërsa bashkëshortja, Nivalda Santos Pirjani, 35 vjeç, mori një dënim prej 15 vitesh e 3 muajsh.

Ngjarja ndodhi në nëntor të vitit 2024 në qytetin e Liverpool, ku vogëlushi Miguel Pirjani u gjet pa ndjenja në banesë. Fillimisht, prindërit pretenduan se foshnja kishte ndaluar së marri frymë, por hetimet zbuluan një realitet shumë më të rëndë.

Sipas raportimeve të BBC, mjekët konstatuan se fëmija kishte pësuar frakturë në kafkë dhe dhjetëra dëmtime të tjera në trup, të shkaktuara në mënyrë të përsëritur gjatë javëve para vdekjes.

Prokuroria theksoi se foshnja ishte plotësisht e pambrojtur dhe në varësi të prindërve të tij, por në vend që ta mbronin, ata u bënë përgjegjës për vdekjen e tij.

Edhe policia e cilësoi rastin si një nga më tronditësit, duke nënvizuar se ndaj një foshnjeje të pafuqishme ishte ushtruar dhunë ekstreme, pa asnjë shpjegim bindës nga ana e prindërve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit