Prania e qenve endacakë në qytetin e Librazhdit vijon të mbetet një shqetësim serioz për banorët. Së fundmi, qytetarët raportojnë se një numër i madh qensh janë grumbulluar në sheshin pranë Bashkisë, duke krijuar frikë dhe pasiguri, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit.
Sipas denoncimeve, dyshohet se kafshët nuk janë të zonës, por “sillen nga rrethet”, duke e rënduar edhe më tej situatën. Banorët shprehen se fenomeni është përkeqësuar ndjeshëm kohët e fundit, ndërsa mungesa e ndërhyrjes nga institucionet përkatëse po e bën problemin edhe më të dukshëm.
Ata kërkojnë nga Bashkia Librazhd dhe strukturat përgjegjëse që të marrin masa konkrete për menaxhimin e situatës, përfshirë kapjen, sterilizimin dhe sistemimin e qenve endacakë, duke garantuar trajtimin e tyre me metoda humane.