“Kali me karrocë lihet vazhdimisht pa kujdes, qytetarët të shqetësuar për gjendjen e tij”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.03.2026, 20:24

Një situatë shqetësuese po përsëritet pothuajse çdo ditë në Shkodër, ku një kalë me karrocë lihet për orë të tëra në rrugë, pa asnjë kujdes dhe i ekspozuar ndaj kushteve të motit.

Banorët e zonës shprehen të revoltuar, duke theksuar se pamje të tilla janë kthyer në normalitet, pavarësisht temperaturave të larta apo kushteve të vështira atmosferike. Sipas tyre, kafsha qëndron e palëvizur për periudha të gjata, shpesh pa ujë dhe nën diell apo shi, duke ngritur shqetësime serioze për mirëqenien e tij.

Ky rast ka rikthyer në vëmendje mungesën e kontrollit dhe përgjegjësisë ndaj trajtimit të kafshëve që përdoren për punë. Qytetarët kërkojnë ndërhyrje nga institucionet përkatëse, me qëllim parandalimin e rasteve të tilla dhe garantimin e kushteve minimale jetese për kafshët.

Ata bëjnë thirrje që raste të tilla të mos neglizhohen, por të trajtohen me seriozitet, pasi bëhet fjalë për qenie të gjalla që kanë nevojë për kujdes dhe trajtim dinjitoz.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit