Me një krah të fashuar, i moshuari endet rrugëve: Apel për identifikimin e tij

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.03.2026, 18:33

Një rast shqetësues është raportuar në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetare, e cila ka dërguar pamje nga hyrja e autostradës Tiranë-Durrës, pranë Casa Italia-s.

Sipas saj, një burrë i moshuar është parë duke ecur në gjendje jo të mirë shëndetësore. Siç duket edhe në video, ai ka një krah të fashuar dhe mban veshur një bluzë të njollosur me gjak, ndërsa lëvizjet e tij tregojnë se nuk është plotësisht i vetëdijshëm.

Nuk dihet ende nëse i moshuari ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike apo nën efektin e alkoolit, por situata paraqitet shqetësuese.

Qytetarja bën apel që kushdo që e njeh, të njoftojë familjarët e tij sa më shpejt. Ndërkohë, për rastin është njoftuar edhe policia.

Mesazhi i qytetares:

“Përshëndetje JOQ! Ju lutem postojeni. Ky zotëri është në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës, afër Casa Italia. Është me një krah të fashuar dhe bluzë të gjakosur. Duket që nuk është i vetëdijshëm ose i dehur.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit