“Stop, stop, stop”, detaje të reja nga përplasja e avionit me zjarrfikësen që i mori jetën pilotëve

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 23.03.2026, 18:04

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik në LaGuardia Airport, ku një avion i Air Canada Express u përplas me një zjarrfikëse në pistë, duke i marrë jetën pilotit dhe bashkëpilotit.

Publikimi i komunikimeve nga kulla e kontrollit hedh dritë mbi momentet e para të emergjencës. Në audio dëgjohen thirrje urgjente, ndërsa një zë përsërit disa herë “Stop, stop, stop”, pak çaste para se të konfirmohej përplasja e avionit me mjetin zjarrfikës në tokë.

Menjëherë pas incidentit, kontrollorët ajrorë i kërkuan avionit të qëndronte në pozicion dhe njoftuan se ekipet e emergjencës ishin në lëvizje. Në të njëjtën kohë, pista u mbyll dhe aeroporti pezulloi përkohësisht operacionet.

Nga komunikimet dëgjohen edhe reagimet e pilotëve të avionëve të tjerë, të cilët e përshkruajnë situatën si “të rëndë për t’u parë”, ndërsa kontrollorët përpiqen të menaxhojnë trafikun ajror në një moment të vështirë dhe të ngarkuar.

Sipas autoriteteve, avioni me 76 persona në bord u përplas me një kamion zjarrfikës gjatë uljes, duke shkaktuar një operacion të madh emergjence dhe mbylljen e aeroportit. Hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit kanë nisur, ndërsa këto komunikime pritet të ndihmojnë në rindërtimin e minutave kritike para përplasjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit