Zinedine Zidane merr drejtimin e Francës pas Botërorit 2026

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 23.03.2026, 15:18

Pas Botërorit të këtij viti, Zinedine Zidane pritet të ulet në pankinën e përfaqësueses franceze. Sipas gazetës franceze Le Parisien, ekziston një marrëveshje verbale mes legjendës franceze dhe Federatës Franceze të Futbollit (FFF).

Këtë të dielë, presidenti i FFF, Philippe Diallo, surprizoi me një deklaratë, duke treguar se e dinte se kush do të pasonte Didier Deschamps. “Duhet një profil që përmbush shumë kritere dhe që gëzon mbështetjen e francezëve, duke qenë se kombëtarja e futbollit është e francezëve,” tha Diallo për Le Figaro, pa përmendur emrin e trajnerit, megjithëse unanimisht besohet se bëhet fjalë për Zidane.

Marsejezi ka pritur katër vjet për të marrë drejtimin e kombëtares, duke refuzuar oferta të shumta nga klube evropiane. Federata Franceze e Futbollit synon të formalizojë gjithçka pas përfundimit të Botërorit në SHBA, Kanada dhe Meksikë, që shënon edhe mbylljen e një cikli 14-vjeçar të Deschamps në stolin e “Bluve”.

Zidane, nga ana e tij, nuk ka bërë asnjë deklaratë të re dhe pritet të presë konfirmimin zyrtar pas turneut për të nisur një nga sfidat më të rëndësishme në karrierën e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit