Sulm i ri raketor nga Irani ka goditur territorin e Izraeli, duke shkaktuar dëme në qytetet qendrore Bat Yam dhe Holon. Sipas raportimeve, municionet thërrmuese kanë shkaktuar dëmtime materiale, ndërsa sirenat e alarmit dhe shpërthimet janë dëgjuar edhe në Jerusalem, duke rritur ndjeshëm tensionin në rajon.
Autoritetet ushtarake kanë njoftuar se qytetarët do të marrin udhëzime përmes telefonave celularë dhe u kanë bërë thirrje të ndjekin me përpikëri masat e sigurisë. Deri në këto momente, sipas mediave ndërkombëtare dhe shërbimeve të emergjencës, nuk ka raportime për persona të lënduar nga ky sulm.