Motori përplaset me barrierat e rrugës, humb jetën drejtuesi 28-vjeçar

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 22.03.2026, 14:52

Një aksident i rëndë ka tronditur kryeqytetin këtë të diel, ku një 28-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Baldushk–Vishnje, mesditën e sotme.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi B. Z. dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që po drejtonte dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes fatale, 28-vjeçari humbi jetën në vend.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë tragjedi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit