Trajneri i përfaqësueses së Polonisë, Jan Urban, ka bërë publike këtë të premte listën me 25 lojtarët e grumbulluar për përballjen ndaj Shqipëri, e vlefshme për fazën “play-off” të Kupës së Botës 2026. Ndeshja do të luhet më 26 mars në Varshavë.
Në një prononcim për mediat vendase, tekniku 63-vjeçar e cilësoi këtë përballje si mjaft të vështirë, duke theksuar se skuadra shqiptare është studiuar me kujdes në çdo detaj.
Sipas Urban, Shqipëria është një ekip i konsoliduar dhe i qëndrueshëm në lojë. Ai vuri në dukje se nën drejtimin e Sylvinho, prej afro tre vitesh, kuqezinjtë kanë bërë progres të ndjeshëm, duke arritur rezultate të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.
Trajneri polak përmendi edhe paraqitjet pozitive të Shqipërisë në ndeshjet kualifikuese, përfshirë rezultatet ndaj kundërshtarëve të fortë dhe një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Serbi.
Sa i përket aspektit teknik, Urban e përshkroi stilin e lojës së Shqipërisë si të organizuar dhe shumë të disiplinuar, veçanërisht në mbrojtje.
“Shqipëria ka futbollistë cilësorë që luajnë në ekipe të rëndësishme. Ata aplikojnë një model loje të ngjashëm me futbollin italian, me fokus te mbrojtja dhe kompaktësia. Nuk shënojnë shumë gola, por pësojnë pak. Për këtë arsye, na pret një përballje shumë e fortë dhe nuk duhet ta nënvlerësojmë kundërshtarin”, u shpreh ai.
Fituesi i kësaj sfide do të përballet me fituesin e çiftit Ukrainë – Suedi, ndërsa finalja e “play-off”-it është planifikuar të zhvillohet më 31 mars.