📞 Për adoptim: 067 636 1492 Një thirrje prekëse vjen nga Durrësi, ku një zonjë ka hapur zemrën dhe shtëpinë e saj për 18 mace të shpëtuara nga rruga. Të rritura me përkujdesje dhe dashuri, këto mace janë tashmë të buta, të socializuara dhe të mësuara me jetën në apartament, gati për të nisur një kapitull të ri pranë një familjeje që do t’i dojë.
Secila prej tyre është unike, por të gjitha kanë një të përbashkët: Nevojën për një shtëpi të qëndrueshme dhe një dorë të ngrohtë që t’i përkëdhelë. Nga kotelet lozonjare deri te macet më të qeta e të përkëdhelura, ato janë përshkruar si “engjëj”, njëra më e bukur se tjetra.
Zonja që i ka strehuar deri më tani nuk mund të vazhdojë t’i mbajë të gjitha, ndaj kërkon ndihmën e komunitetit për adoptim të përgjegjshëm. Kjo është një mundësi për t’i dhënë një jetë më të mirë këtyre kafshëve që kanë kaluar vështirësi dhe tani meritojnë stabilitet dhe dashuri.