“Na shkatërroi”, drejtori i burgut të Rrogozhinës u përgjua gjatë bisedës me babain

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 20.03.2026, 15:54

Dalin në dritë detaje të reja nga dëshmia e ish-drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, i arrestuar një ditë më parë pas zbulimit të një magazine të mbjellë me 1105 bimë kanabisi, e cila figuron në emrin e tij.

Pas marrjes në pyetje dhe verifikimeve hetimore, Hasa është liruar nga paraburgimi, ndërsa në kërkim vijon të jetë shpallur vëllai i tij, Romario Hasa.

Sipas burimeve mediatike, në dëshminë e tij Hasa ka deklaruar se ambienti në fjalë administrohej nga i vëllai. “Magazinat i administronte vëllai im Romario”, mësohet të ketë thënë ai, një version që është mbështetur edhe nga babai i tyre, i cili ka pohuar se kontrata e përdorimit ishte në emër të djalit tjetër. Në të njëjtën linjë, Hasa ka paraqitur edhe dokumentacionin përkatës, që rezulton në emër të Romario Hasës.

Gjatë qëndrimit në ambientet e policisë, si Hasa ashtu edhe i ati janë përgjuar teksa i referoheshin të vëllait me fjalët: “Na shkatërroi!”

Ndërkohë, në lidhje me këtë rast është arrestuar edhe faturisti i OSHEE-së, Erion Dekovelli, i dyshuar se nuk ka raportuar konsumin e energjisë elektrike. Ai ka deklaruar se kontratat i kishte lidhur me Romario Hasën.

Po ashtu, janë shpallur në kërkim edhe dy zyrtarë të OSHEE-së në Peqin, Ervis Maçi dhe Denis Elezi, të cilët dyshohen për përfshirje në këtë çështje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit