Me flori 24 karatë, miratohet monedha përkujtimore me portretin e Trump

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.03.2026, 15:30

Donald Trump ka miratuar, përmes Komisionit të Arteve të Bukura të përzgjedhur prej tij, një monedhë përkujtimore për 250-vjetorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila përfshin portretin e tij. Vendimi u mor të enjten dhe monedha pritet të jetë prej floriri 24 karatë, ndërsa dizajni është cilësuar si i fuqishëm dhe simbolik për këtë përvjetor historik.

Monedha paraqet Trumpin në një pozicion të fortë, me grushtet mbi tavolinë, një imazh i frymëzuar nga një fotografi e fundit e Shtëpisë së Bardhë, e ekspozuar në Galerinë Kombëtare Smithsonian të Portreteve. Në pjesën e sipërme është shkruar fjala “Liri”, e shoqëruar nga datat 1776 dhe 2026, ndërsa në anën e pasme ndodhet simboli i shqiponjës. Zyrtarët theksuan gjithashtu rëndësinë e madhësisë së monedhës, duke propozuar që ajo të jetë sa më e madhe, deri në 7 centimetra në diametër.

Ndërkohë, komisioni po shqyrton edhe një propozim për një monedhë prej 1 dollari me imazhin e Trumpit, çka ka hapur debat ligjor. Ligji aktual ndalon paraqitjen e një presidenti në detyrë ose të një ish-presidenti të gjallë në monedhat e zakonshme, megjithatë nuk e ndalon këtë për monedhat përkujtimore. Rasti i fundit i një presidenti në detyrë në një monedhë të tillë daton që nga Calvin Coolidge në vitin 1926, ndërsa ligjvënësit demokratë kanë propozuar ndryshime për të ndaluar praktika të tilla në të ardhmen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit