Adnan Dibrani, shqiptari i Kosovës që shpëtoi foshnjën nga mbytja në Podgoricë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.03.2026, 14:28

Sot do të kujtojmë një akt heroizmi dhe humanizmi që preku zemrat e shumë njerëzve tre vite më parë. Më 23 mars 2023, shqiptari i lindur në Kosovë, Adnan Dibrani, u kthye në protagonistin e ditës në Malin e Zi, duke zënë vend në faqet e para të mediave për guximin e tij të jashtëzakonshëm.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 në Podgoricë, ku një foshnje kishte rënë në ujërat e ftohta të Lumit Moraça. Pa hezituar, Adnani u hodh menjëherë në lumë, duke rrezikuar jetën e tij për të shpëtuar të miturin. Reagimi i shpejtë dhe vendosmëria e tij bënë diferencën në një moment kritik.

Pasi e nxori foshnjën nga uji, ai i dha ndihmën e parë duke i bërë masazh kardiak, duke arritur t’i shpëtojë jetën. Ky akt mbetet një shembull i fuqishëm i guximit dhe solidaritetit njerëzor, që meriton të kujtohet dhe të vlerësohet edhe sot. Ndërkohë, Adnan Dibrani ka vijuar angazhimin e tij publik, duke u zgjedhur anëtar i Parlamentit Evropian nga viti 2024. Ai ka qenë gjithashtu anëtar i parlamentit suedez për Social Demokratët, ku u zgjodh për herë të parë në vitin 2014 për të përfaqësuar zonën elektorale të Hallandit. I shkolluar në ekonomi, ai ka punuar si punonjës banke dhe në politikë është angazhuar në çështje që lidhen me biznesin e vogël, sigurinë e pacientit, LSS dhe sistemin e taksave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit