Një oqean me përulësi ndaj Zotit! 🌙✨
Në agimin e ditës së shenjtë të Fitër Bajramit, kryeqyteti u shndërrua në një oqean të pafund lutjesh, ku qindra besimtarë myslimanë, të bashkuar nga përkushtimi dhe shpresa falën Namazin në shesh.
Nën dritën e artë të mëngjesit, Sheshi Skënderbej u kthye në një tempull gjigant ku çdo cep e hapësirë u mbush me përulësi e solemnitet.
Rreshta të pafund besimtarësh, të rregullt me një disiplinë mbresëlënëse, krijuan një panoramë madhështore që u shtri përtej kufijve të sheshit.
Ky mëngjes në Tiranë ishte një dëshmi e gjallë e unitetit, i shpirtit dhe një besimi që i jep kuptim jetëve të qindrave.
JOQ Albania ju uron Gëzuar Bajramin! Paçi lumturinë që zemra juaj ka nevojë dhe shëndetin e njerëzve tuaj të dashur ❤