Lirohet drejtori i burgut të Rrogozhinës, vëllai i tij në kërkim për dy magazinat e kanabisit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.03.2026, 10:41

Drejtori i burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është liruar nga paraburgimi, ndërkohë që hetimet për dy magazinat e kanabisit të zbuluara në Peqin do të vazhdojnë në gjendje të lirë. Për këtë rast, autoritetet kanë shpallur në kërkim vëllain e tij.

Policia njofton se gjatë një operacioni të zhvilluar të enjten në fshatin Kurtaj, njësia administrative Gjocaj, u kontrollua bodrumi i një magazine, ku u zbuluan dy ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me llamba, ku ishin të mbjella rreth 4,000 bimë kanabis.

Bazuar në informacionet operative dhe në kuadër të planit për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit të koduar ‘Kurtaj’, kontrolluan bodrumin e magazinës. Ambienti rezultoi në pronësi të shtetasit Bilal Hasa, i cili u shpall në kërkim. Po ashtu, për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’, është shpallur në kërkim edhe E. M., përgjegjës i OSHEE-së për zonën e Peqinit”, njofton Policia e Shtetit.

Operacioni vijon nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, ndërkohë që autoritetet punojnë intensivisht për identifikimin dhe ndjekjen penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit