“Malësorët e mbrojnë tokën me gjak”, banorët e Rrjollit përplasen dhunshëm me policinë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 19.03.2026, 16:34

Banorët e Rrjollit kanë vijuar edhe sot protestën e tyre kundër ndërtimit të resortit “Blu Borgo”, një projekt i lidhur me biznesmenin Bashkim Ulaj. Tubimi është shoqëruar me tensione, pasi në zonë kanë qenë të pranishme forca të shumta policie, të cilat kanë penguar banorët t’i afrohen kantierit të punimeve.

Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin policor për të hyrë në zonën ku po zhvillohen punimet, por janë ndalur nga efektivët. Ata këmbëngulin se toka ku po ndërtohet u përket atyre dhe e kundërshtojnë ashpër projektin, duke e cilësuar si një shkelje të të drejtave të tyre.

"Është toka jonë, s'lejojmë të na e marrin. Malësorët e mbrojnë tokën me gjak", deklaruan banorët, të cilët kërkuan gjithashtu që Fatmir Shpellzaj të paraqesë dokumentacionin për pronësinë, nëse pretendon se toka i përket atij.

Situata u tensionua më tej gjatë ndërhyrjes së policisë, ku disa prej protestuesve u shoqëruan në komisariat. Gjatë aksionit janë përdorur edhe fyerje nga ana e efektivëve, duke e rënduar më tej klimën në zonë.

Ndërkohë, punimet për ndërtimin e resortit “Blu Borgo” në një sipërfaqe prej 146 hektarësh kanë nisur që në fillim të shkurtit, pasi kompania përkatëse ka marrë lejen e ndërtimit. Projekti parashikon ndërtimin e 33 strukturave akomoduese dhe shërbimi, me godina nga 3 deri në 10 kate mbi tokë, si dhe një kat nëntokë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit