“Pranoi fajësinë…” Prokuroria jep detaje për lirimin e Gjestit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.03.2026, 16:02

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar lirimin e këngëtarit të njohur “Gjesti’

Ai është liruar pasi ka arritur marrëveshje me Prokurorin e shtetit për pranimin e fajësisë.

Andaj, prokurori i shtetit ka bërë kërkese për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj tij.

“Ju njoftojme se i pandehuri pasi qe ka arritur marreveshje per pranimin e fajesise me Prokurorin e Shtetit lidhur me veprat penale “Mbajtja ne pronesi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armeve”, “Kanosja” dhe “Asgjesim apo demtim i pasurise”, ndaj te njejtit kane pushuar arsyet ligjore per te cilen ka qene nen masen e paraburgimit. Andaj, prokurori i shtetit prane gjykates kompetente ka bere kerkese per nderprerjen e mases se paraburgimit ndaj tij”, e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Kaltrina Shala.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit