Shqiptari fiton azil në Angli sepse djali i tij nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.03.2026, 14:58

Një rast i pazakontë ka rikthyer në vëmendje debatet mbi ligjet e emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar, pasi shqiptari Klevis Disha ka fituar të drejtën për të qëndruar në vend. 39-vjeçari kishte hyrë ilegalisht në Britani në vitin 2001 si i mitur dhe kishte përdorur një identitet të rremë për të kërkuar azil. Edhe pse kërkesa e tij fillestare u refuzua, ai arriti të përfitojë leje qëndrimi të përhershme në vitin 2005, duke ndërtuar më pas jetën e tij familjare me një partnere shqiptare dhe dy fëmijët e tyre.

Situata e tij ligjore u komplikua në vitin 2017, kur u dënua me dy vite burg pasi u kap me 250 mijë paund që konsideroheshin të ardhura nga aktivitet kriminal, çka sipas ligjit britanik e bënte automatikisht subjekt deportimi. Megjithatë, gjatë procesit të apelimit, avokati i tij argumentoi se largimi nga vendi do të kishte pasoja të rënda për djalin e tij 11-vjeçar, i cili vuan nga vështirësi të theksuara ushqimore dhe ndjeshmëri ndaj teksturave të ushqimit.

Pas një serie seancash që zgjatën mbi një vit, gjykata vendosi në favor të Dishës, duke u mbështetur në nenin 8 të Aktit për të Drejtat e Njeriut, që garanton të drejtën për jetën familjare. Gjykatësi vlerësoi se zhvendosja e fëmijës në Shqipëri do të përbënte një sfidë serioze për mirëqenien e tij, duke marrë parasysh regjimin e kufizuar ushqimor dhe vështirësitë që ai has jashtë ambientit ku është rritur. Vendimi ka ngjallur diskutime të forta mbi balancën mes zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave familjare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit