Nafta arrin në 214 lekë/litër në Tiranë, paralajmërimet e Ramës nuk ndalin rritjen e çmimeve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.03.2026, 14:53

Çmimi i karburantit në Shqipëri ka pësuar një rritje të menjëhershme, vetëm një ditë pasi kryeministri Edi Rama u bëri thirrje operatorëve të tregut të shmangin abuzimet, duke paralajmëruar edhe mundësinë e rikthimit të Bordit të Transparencës.

Gjatë 24 orëve të fundit, karburanti është shtrenjtuar me rreth 12 lekë për litër. Në disa pika shitjeje në Tiranë, çmimi ka shkuar deri në 214 lekë/litër ndërkohë që ajo me cilësi më të lartë shitet 217 lekë/litër.

Operatorët e arsyetojnë këtë rritje me faktin se edhe tregjet ndërkombëtare po ndikohen nga tensionet në Lindja e Mesme.

Që nga fillimi i konfliktit, nafta në vend ka pësuar një rritje prej rreth 40 lekësh për litër. Para përshkallëzimit të situatës, çmimi i saj lëvizte mes 173 dhe 175 lekë/litër, duke reflektuar një rritje të shpejtë në një periudhë të shkurtër kohore.

Ndërkohë, që në disa vende të rajonit janë ndërmarrë masa konkrete për të frenuar rritjen abuzive të çmimeve dhe për të mbrojtur konsumatorët, në Shqipëri qasja e qeverisë është kufizuar kryesisht në deklarata publike sa për show mediatik, pa u shoqëruar ende me hapa të qartë dhe efektive në terren.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit