Aksidentohen 6 automjete në qendër të Vlorës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.03.2026, 13:12

Një aksident i rëndë me përfshirjen e gjashtë automjeteve ka ndodhur në qendër të Vlorës, pranë Postës Qendrore. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Peugeot” i ka prerë rrugën një mjeti tip “Volkswagen”, duke shkaktuar përplasjen fillestare që përfshiu edhe disa mjete të tjera në lëvizje, përfshirë një “Hyundai” të Prefekturës së Vlorës.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Përplasja ka krijuar gjithashtu bllokim të përkohshëm të qarkullimit, duke shkaktuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve në zonë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, të cilat kanë siguruar zonën dhe kanë normalizuar trafikun. Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë përkatëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit