Një banor i fshatit Tufinë ka ngritur shqetësimin për situatën e krijuar në zonë, duke akuzuar institucionet shtetërore për mungesë zgjidhjeje lidhur me hapësirat e varrezave.
Sipas denoncimit të mbërritur, banorët pretendojnë se varrezat ekzistuese kanë arritur kapacitetin maksimal dhe nuk ka më hapësirë për varre të reja. Megjithatë, në vend që të gjendet një alternativë, ata shprehen se po merren masa për zgjerimin e mëtejshëm të tyre në dëm të zonës së banimit.
“Duan ta mbushin të gjithë lagjen me varreza,” – shprehet qytetari.
Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të ndalur zgjerimin dhe për të gjetur një zgjidhje alternative që nuk cenon jetesën e komunitetit. Ata i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin parasysh shqetësimin e tyre dhe të hapin dialog me banorët e zonës.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje Joq! Jam nje banor i fshatit tufine. Dua te ankohem tek ju se shteti po na shkatron lagjen me varreza ketu nuk ka hapsire me per varre po shteti nuk po jep zgjidhje po duan ta shkatrojne lagjen tone ta mbushin me varreza Ju lutem te na ndimoni