Albana Rama që llogaritej si biznesmene me të ardhme në Zvicër, tani ndodhet në paraburgim

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.03.2026, 10:15

Albana Rama, sipërmarrësja në Cyrih të Zvicrës që donte të formësonte “industrinë ushqimore të së nesërmes”, gjendet në paraburgim nën dyshimin për krime financiare.

Siç raporton mediumi zviceran ’20 minuten’, Rama po akuzohet nga kreditorët, në bazë të një burimi që foli për gazetën ‘Inside Paradeplatz’ për përvetësim.

Rama, themeluese e “The Rainforest Company”, po hetohet për dallavere me prona.

“Mund të konfirmojmë vetëm se Zyra e prokurorit publik të Kantonit të Cyrihut po zhvillon procedura penale kundër personit që përmendët, nën dyshimin për krime financiare”, kanë thënë nga Zyra e prokurorit publik të Cyrihut.

Rama gjendet në paraburgim me urdhër të gjykatës. Ecuria e mëtejshme e procedurave të falimentimit do të përcaktojë nëse dhe në çfarë mase kreditorët mund të shpresojnë ende për pagesa.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit