Vdekja e shqiptarit në kampin e të miturve çon tre persona drejt akuzës për vrasje nga pakujdesia

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.03.2026, 10:08

Vdekja tragjike e 17-vjeçarit shqiptar Ledjan Imeraj, i cili humbi jetën në një zjarr që përfshiu një institucion për të mitur në fund të vitit 2022, po hetohet si rast i vrasjes nga pakujdesia.

Sipas mediave italiane, rreziku nga zjarri nuk ishte vlerësuar siç duhet, çka ka çuar në hapjen e një hetimi të ri, ku të paktën tre persona janë vënë nën hetim. “Rai News” raporton se janë paraqitur tre kërkesa për ngritje akuze lidhur me këtë ngjarje, që ndodhi në qendrën për të mitur në Pasian di Prato, e menaxhuar nga Kooperativa Aedis, gjatë natës mes 30 dhe 31 dhjetorit 2022.

Më 7 maj pritet të dalin para gjykatës për seancë paraprake përfaqësuesi ligjor i kompanisë, Michele Lisco, drejtuesi i sektorit të parandalimit dhe mbrojtjes, Marco D’Ambros, si dhe pronari i kompanisë SD Security Dealer, Gianni Mainardis.

Ata akuzohen për vrasje nga pakujdesia, konkretisht për mosvlerësimin e duhur të rrezikut të zjarrit dhe mungesën e trajnimit të përshtatshëm të punonjësit në detyrë. Ky i fundit, fillimisht nën hetim, tashmë konsiderohet palë e dëmtuar.

Zjarri shpërtheu rreth orës 02:00 të mëngjesit të 31 dhjetorit, në katin e parë të godinës.

Përveç viktimës dhe një punonjësi që pësoi djegie gjatë përpjekjeve për të shpëtuar të miturit, edhe një fëmijë tjetër u plagos dhe u dërgua në qendrën e specializuar për djegie në Verona, pasi u hodh nga dritarja e kuzhinës për t’i shpëtuar flakëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit