23 vjeçari që humbi jetën pas përplasjes me motor

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.03.2026, 10:05

Florent Tahiri është 23-vjeçari i cili humbi jetën pas një aksidenti tragjik të mërkurën në Vranidoll të Prishtinës.

I riu u vetaksidentua rëndë me motoçikletë, ndërsa vdekjen e tij e konstatuan ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Miq e familjarë kanë shkruar fjalë të ndjera për Florentin, ndërsa nuk është bërë ende e ditur se kur do bëhet varrimi i tij.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit