Pas Ramazanit nesër Fitër Bajrami, namazi do të falet në sheshin ‘Skënderbej’ ora 06:30!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.03.2026, 10:05

Pas sakrificës dhe adhurimit ndaj Zotit përmes agjërimit në muajin e Ramazanit, nesër besimtarët myslimanë në mbarë botën kremtojnë festën më të rëndësishme të këtij komuniteti, Fitër Bajramin, ose Bajramin e Madh. Për besimtarët kjo ditë shënon shpërndarjen e lëmoshës, solidarizimin me të varfrit në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta gëzojnë së bashku këtë festë.

Në Tiranë falja e madhe do të bëhet në sheshin “Skënderbej” nesër 20 Mars në orën 06.30. Programi i Fitër Bajramit fillon në orën 06:00 me hapjen e ceremonisë, ndjekur nga leximi i Kur’anit nga imami i xhamisë “Et’hem Beu”, z. Elton Karaj, dhe fjalë përshëndetëse nga Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu. Ligjërata do të mbahet nga Nënkryetari i KMSH-së, z. Lauren Luli, ndërsa falja e namazit do të kryhet nga Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu. Hutbeja e Bajramit do të mbajtur nga Myftiu i Tiranës, z. Bilal Teqja.

Komuniteti fton të gjithë besimtarët të pajisen me sixhade për të qenë sa më komod gjatë faljes dhe u uron gëzuar Fitër Bajramin, duke lutur që Allahu t’i ketë pranuar agjërimet, adhurimet dhe lutjet e këtij muaji të bekuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit