Mbetet e bllokuar rruga Pejë-Kullë-Rozhajë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.03.2026, 09:06

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë-Kullë-Rozhajë mbetet e mbyllur për qarkullim.

“Ju njoftojmë se rruga Pejë- PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas ende mbetet e mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve.

Për çdo risi do t’u njoftojmë me kohë” thuhet në njoftimin e QKMK-së.

Ky segment rrugor u bllokua për qarkullim paraditën e djeshme, për shkak të reshjeve të borës.

Pikërisht në të njëjtën zonë, dje u bllokuan disa udhëtarë, përfshirë dhe një familje 5-aëtarëshe.

Për evakuimin e këtyre të fundit u angazhua Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit