Aksidenti në Korçë i mori jetën Krenar Çekiçit, polic i burgut Drenovë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.03.2026, 08:30

Personi në foto është Krenar Çekiçi, 45-vjeçari që humbi jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur mesditën e së mërkurës në aksin Korçë–Maliq. Ai u plagos rëndë gjatë përplasjes së fortë mes dy automjeteve pranë fshatit Lumalas dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Korçës.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, 45-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë disa orë pas aksidentit. Nga ngjarja mësohet se në përplasje u përfshi edhe një mjet i tretë, i cili pësoi vetëm dëme të lehta materiale.

Viktima ishte punonjës i policisë së burgjeve pranë IEVP Drenovë, ndërsa policia rrugore po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit