“Lumi Devoll i mbuluar nga plastika dhe mbeturinat, punonjësit e bashkisë të parët që e ndotin”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.03.2026, 17:08

Një situatë shqetësuese mjedisore është raportuar në zonën e Pojanit, Maliq, ku hedhja e pakontrolluar e mbetjeve ka ndotur rëndë lumin Devoll.

Sipas denoncimit të një qytetari, brigjet e lumit janë mbushur me mbetje urbane, kryesisht plastikë, qese, shishe dhe materiale inerte, të cilat janë hedhur pa asnjë kontroll.

Në denoncimin e tij, qytetari shpreh indinjatë ndaj institucioneve vendore, duke e cilësuar situatën si “ironike dhe fyese”.

Sipas tij, ndërkohë që bashkia u kërkon banorëve të shmangin hedhjen e mbeturinave në mënyrë të pakontrolluar, në praktikë ndodh e kundërta.

Ai ngre akuza të drejtpërdrejta, duke treguar se në disa raste janë vetë punonjës të administratës lokale që, me urdhër, depozitojnë mbetje pranë lumit.

“Kjo është hipokrizi institucionale,” thotë qytetari në denoncim duke kërkuar që Bashkia e Maliqit të vendosë fillimisht standarde brenda vetes përpara se të fajësojë qytetarët.

Qytetari gjithashtu kritikon mënyrën se si është trajtuar çështja në media, duke theksuar se përgjegjësia është adresuar pothuajse tërësisht tek banorët, çka sipas tij krijon një perceptim të njëanshëm dhe shmang vëmendjen nga problemet e mundshme brenda institucionit.

Denoncimi i qytetarit:

Eshte ironike dhe madje fyese qe Bashkia e Maliqit u mban leksione banorve per hedhjen e pakontrolluar te mbeturinave, nderkohe qe realiteti ne terren tregon nje tjeter te vertete shpesh jane vete punonjesit e administrates Pojan qe me urdher i hedhin mbeturinat ne menyre te papergjegjshme. Kjo eshte nje hipokrizi institucionale. Perpara se te drejtohet gishti nga banoret, Bashkia e Maliqit duhet te shohe ne pasqyre dhe te vendose standarde brenda vetes. Por Ironia behet edhe me e madhe kur ne media, pergjegjesia u vendos pothuajse teresisht mbi banorer , duke krijuar pershtypjen se problemi buron vetem nga mungesa e ndergjegjesimit te banorve dhe se bashkia po ben detyren e saj ne menyre te perkryer. Ne nje situate te tille lind natyrshem dyshimi a po perdoret kjo narrative per te zhvendosur vemendjen publike nga abuzime te mundshme brenda vet Institucionit

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit