Rritjeve të çmimit të naftës në Kosovë- OEK del me dy propozime

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.03.2026, 14:19

Oda Ekonomike e Kosovës ka dhënë disa propozime për “t’i mbrojtur bizneset dhe qytetarët”, duke parë rritjen e çmimeve të naftës në Europës.

OEK tha se propozimet e saj do ta frenonin rritjen e çmimeve.

“Duke parë rritjen e çmimeve të naftës në Evropë për shkak të zhvillimeve të fundit gjeopolitike, Oda Ekonomike e Kosovës kërkon ndërhyrje të menjëhershme fiskale për të mbrojtur bizneset dhe qytetarët”, shkroi OEK në një postim në Facebook.

Oda Ekonomike propozoi uljen e tatimit mbi akcizën për derivatet e naftës dhe lirim të përkohshëm ose ulje të normës së TVSH-së për to.

“Këto masa do të ndihmonin në uljen e çmimeve, lehtësimin e barrës financiare dhe stabilizimin e tregut. Masa të ngjashme janë aplikuar tashmë në disa vende të BE-së dhe rajonit për të frenuar rritjen e çmimeve dhe për të mbrojtur qytetarët”, thuhet në postimin e OEK.

Oda Ekonomike e Kosovës thotë se “është e gatshme të ofrojë ekspertizën e saj për hartimin e politikave fiskale që mbështesin zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin e tregut në vend”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit