Shqipëria po mbetet pas në rrugën drejt Bashkimit Europian, ndërsa Mali i Zi po shfaqet si vendi kandidat më i përparuar, sipas Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos. Ky qëndrim ka shkaktuar mërzi në Bruksel ndaj qeverisë së Edi Ramës, e cila duket se ka humbur ritmin e reformave dhe nuk ka përparuar në mënyrë të dukshme në sundimin e ligjit, çka e bën vendin të dytë apo të tretë në renditje krahasuar me fqinjët.
Brukseli ka vlerësuar edhe përparimin e Moldavisë, duke theksuar përpjekjet e jashtëzakonshme të këtij shteti në plotësimin e 33 kapitujve negociues. Në kontrast, Shqipëria mbetet në vendnumëro, ndërsa qeveria refuzoi të dorëzojë imunitetin e zëvendëses së Ramës, Belinda Balluku, e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera dhe nën hetim për të njëjtën vepër penale me një dëm financiar mbi 1 miliard euro, gjë që duket se ka irrituar Brukselin.
Marta Kos nuk nguron të theksojë se Mali i Zi ka mbyllur një kapitull tjetër negociatash dhe se reforma në sundimin e ligjit është jetike për përparimin e vendit drejt BE-së. Në këtë kontekst, raporti mes Ramës dhe Brukselit duket tensionuar, ndërsa Shqipëria rrezikon të mbetet prapa fqinjëve të saj në garën për integrim, duke nxitur pyetjen, a do të ndryshojë qeveria ritmin e reformave, apo do të humbasë plotësisht trenin drejt Bashkimit Europian?