Vajza denoncon mjeket në spitalin e Elbasanit: Nëna ime humbi jetën nga pakujdesia!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.03.2026, 12:44

Dy mjeke të pavionit të urgjencës në spitalin e Elbasanit janë proceduar penalisht nga prokuroria, pas vdekjes së një pacienteje 63-vjeçare. Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për shtetaset E. R. dhe Xh. T., të cilat po hetohen për shkak të dyshimeve për pakujdesi gjatë trajtimit mjekësor të L. Gj., nëna e denoncuese E. T.

Ngjarja ka ndodhur brenda ambientit të Urgjencës së spitalit të Elbasanit, ndërsa rrethanat e sakta të humbjes së jetës së pacienteve mbeten ende të paqarta. Autoritetet po shqyrtojnë dokumentacionin mjekësor dhe po marrin dëshmi për të sqaruar se çfarë ka ndodhur gjatë trajtimit.

Grupi hetimor është duke punuar intensivisht për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së 63-vjeçares dhe për të vendosur përgjegjësitë penale të mundshme të mjekëve të përfshirë në këtë rast. Raste të tilla nënvizojnë rëndësinë e kujdesit dhe përgjegjësisë në shërbimet urgjente mjekësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit